FMN pro dhënies së kredisë për Greqinë
New York, 2 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rënë dakord ti japë Greqisë një tjetër kredi, bën të ditur agjencisë Reuters e lajmeve.
FMN pasi ka analizuar rezultatin e reformave të ndërmarra nga qeveria greke ka rënë dakord ti japë Athinës një fond prej 2.26 miliard dollarësh.
Reformat e ndërmarra nga qeveria greke kanë qenë në përputhje me standardet e përcaktuara nga FMN dhe për këtë arsye nuk ekziston asnjë pengesë që Greqia të marrë kredinë e lartpërmendur.
Nëse qeveria e Greqisë merr fondin prej 2.236 miliard dollarësh, gjithsej shkon në 8.55 miliard dollarë kredia që FMN i ka dhënë shtetit grek.
Kjo është në kohën kur populli grek vazhdon të protestojë kundër masave shtrënguese të qeverisë dhe gjatë një tubimi përballë parlamentit ka kritikuar qeverinë për shkak se i bindet qorrazi, politikave të imponuara nga BE, BB dhe FMN-ja.