FMN pritet t`i japë 1.5 miliardë euro Irlandës
Dublin, 4 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet t`i japë 1.5 miliardë euro Irlandës për t`i ardhur në ndihmë për gjendjen e vështirë financiare.
Sipas deklaratës së FMN-së qeveria irlandeze ka punuar shumë në implementimin e reformave për ristrukturimin e ekonomisë, reforma këto që synojnë uljen e borxhit dhe të defiçitit buxhetor.
Vitin e kaluar ministrat e financave së BE-së ranë dakord të jepnin 85 miliardë euro në ndihmë të Irlandës, kur qeveria e kësaj të fundit kërkoi ndihmë financiare si pasojë e krizës që kishte përfshirë sistemin financiar.
Në këmbim të kësaj ndihme, FMN hartoi një plan masash kursimi 15 mld euro me një afat 4 vjeçar në të cilin shpjegoheshin hollësisht rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve buxhetore.