18 Nëntor 2024

FMN prezanton të gjeturat për ATK-në

Prishtinë, 25 shkurt - Gjatë muajit shkurt në ATK ka qëndruarMisioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),  i cili është një mision i rregullt i cili organizohet çdo vit.

Gjatë kësaj kohe janë organizuar takime intensive me zyrtare të ATK-së me qellim të ndarjes së progresit të arritur vitin e fundit.

“Menaxhimi i përmbushjes mund të konsiderohet të jetë shembull i praktikës më të mirë në rajon. Krahasuar me vendet e tjera të Evropës Juglindore, nuk ka dyshim se administrata tatimore në Kosovë ka zhvilluar një sistem të shkëlqyeshëm të menaxhimit të përmbushjes tatimore.\"

\"Planet vjetore për trajtimin e rreziqeve janë përditësuar vazhdimisht dhe ekziston një kornizë solide e raportimit, e cila e mbështet ATK-në në realizimin e aktiviteteve të saj për trajtimin e rreziqeve në nivelin operacional. Megjithatë, ende ka shumë hapësirë për përmirësim.\"

\"Si hap të ardhshëm, sugjerojmë që ATK të zhvillojë vegla për matjen e rezultateve të intervenimeve të saj në përmbushje. Një sistem i duhur i matjes do t’i mundësojë ATK-së të kontrollojë cilësinë e trajtimit të rreziqeve, e kështu të rris ndikimin e Planit të saj për Trajtimin e Rreziqeve”, kjo përmbledhje ishte një e gjetur e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite,  FMN ka bërë të ditur se ATK-ja është në rrugë të drejt për të arritur synimet dhe njëkohësisht për të përmbushur kërkesat dhe rekomandimet e misionetev ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)