07 Nëntor 2024

FMN pret që të vazhdoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës

Prishtinë, 12 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen.

Qëndrueshmëria fiskale e Republikës së Kosovës si dhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ishin temë diskutimi ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe përfaqësuesit FMN-së, Ruud Vermeulen, i cili shoqërohej nga Selim Thaçi ekonomist i zyrës së FMN-së.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën.

Ruud Vermeulen, përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovë, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen e tij si dhe i uroj atij dhe Qeverisë suksese.

Ai u shpreh që FMN pret që të vazhdoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së.

Ai e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe Fondi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)