27 Prill 2025

FMN: Presionet inflacioniste nën kontroll në ekonominë botërore

Washington, 10 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se presionet inflacioniste janë nën kontroll në ekonominë botërore.
 
Në një raport të ri të publikuar sot, FMN-ja thotë se përsa kohë që huadhënësit më të rëndësishëm në botë vëzhgojnë nga afër prirjet ekonomike, nuk ka arsye që bankat qëndrore të ndalin derdhjen e më shumë parave në ekonomitë rajonale.
 
Ndërsa bota vazhdon të mëkëmbet në mënyrë jo të njëtrajshme nga recesioni global, Shtetet e Bashkuara, vendet e Eurozonës, Anglia dhe tani Japonia janë përpjekur të stimulojnë ekonomitë e tyre, me shkallë të ndryshme suksesi.
 
Ekonomia amerikane po përparon ngadalë, por papunësia mbetet e lartë. Fatet ekonomike për 17 vendet e Eurozonës janë të paqarta. Japonia njoftoi gjithashtu javën e kaluar një përpjekje të re për t\'i dhënë fund dobësive ekonomike që vazhdojnë prej gati dy dekadash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)