FMN pranon të zgjasë afatin e shportës SDR
New York, 20 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të mërkurën se bordi ekzekutiv ka rënë dakord për zgjatjen e afatit të shportës së Të drejtave Speciale të Tërheqjes (SDR) për 9 muaj, deri më 30 shtatorin e vitit të ardhshëm.
Në deklaratën e publikuar atë ditë, FMN-ja tha se shtrirja e vlefshmërisë së shportës ekzistuese të monedhës ka si qëllim zhvillimin e operacionit të SDR-së në mënyrë të stabilizuar. Afati i shportës ekzistuese të monedhës pritet të përfundojë këtë vit.
FMN-ja tha se ky vendim përputhet me kërkesën e përdoruesve të SDR-së. Përveç këtyre, nëse ka monedhë të re që futet në SDR, kjo masë mund t\'u japë kohë të mjaftueshme përdoruesve për të rregulluar portofolin.
FMN-ja po zhvillon vlerësimin e përbërjes së shportës së valutave SDR, që bëhet një herë në 5 vjet, ndërt to, me prioritet vlerësimi nëse RMB-ja do të futet ose jo në këtë shportë.