19 Maj 2024

FMN pranon të ndihmojë Spanjën

New York, 11 qershor - Christine Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur se ky organ do të ndihmojë Spanjën që t’I bëjë ballë krizës ekonomike.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde u bëri thirrje liderëve evropianë të veprojnë menjëherë për daljen e eurozonës nga kriza në të cilën ka rënë kontinenti i vjetër duke paralajmëruar se Evropa ndodhet në udhëkryq.

\"Pas pesë viteve krizë qëllimi ynë i fundit, ripërtëritja e stabilitetit, ndodhet në testim. Ende jemi larg nga qëllimi. Ndërsa me rritjen e sfidave gjendemi në udhëkryq\", deklaroi Lagarde në New York.

\"Liderët politikë duhet të përcaktojnë dhe të ndjekin një udhërrëfyes të qartë për kryerjen e punës, jo me qëllim pas pesë ose 10 viteve, por në javët dhe muajt e ardhshëm\", tha ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)