FMN: Portugalia duhet të vijojë përpjekjet për konsolidimin financiar
Lisbonë, 22 prill - Portugalia po përgatitet për të përfunduar me sukses muajin e ardhshëm programin e rimëkëmbjes financiare, ndërsa vendi duhet të vijojë përpjekjet për konsolidimin financiar, u shpreh sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Shanset e suksesit të programit janë shumë të larta duke pasur parasysh aftësinë dhe vendosmërinë për të arritur objektivat e programit të paraqitur nga autoritetet portugeze, njoftoi Fondi në një raport.
Zbatimi i programit është në rrugë të mbarë, në sajë të një përmirësimi të perspektivave të rritjes ekonomike dhe të një performancë financiare më të mirë sesa parashikohej në 2013-n, theksoi FMN-ja.
Nën asistencën financiare ndërkombëtare që prej muajit maj 2011, Portugalia do të presë që nga e marta një mision të ri inspektimi të trojkës me donatorët e fondit, përbërë nga ekspertë të Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së.