12 Janar 2025

FMN, plan ndihme prej 600 miliardë eurosh për Italinë

Romë,  28 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përgatitur një plan ndihme prej 600 miliardë eurosh për Italinë në rast se kriza e borxhit në këtë vend rëndohet, konfirmoi dje e përditshmja italiane ''La Stampa'', duke cituar zyrtarë të FMN-së.

Kredia e parashikuar nga FMN, që do të arrijë në rreth 400-600 miliardë euro do t'i mundësojë Italisë një dritare në një hark kohor për 12-18 muaj për zbatimin e reduktimeve buxhetore dhe reformave ekonomike destinuar riforcimit të rritjes ekonomike duke e vënë theksin tek nevoja për rifinancimin e borxhit'', konfirmoi ''La Stampa''.

FMN-ja do të garantonte përqindje nga katër në gjashtë për qind për këtë kredi, shumë më të ulëta nga përqindjet e marra nga Roma në tregje ku përqindja e kredive nga Italia për detyrimet në dy dhe pesë vjet ka kaluar masën shtatë për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)