FMN: Përqindja e rritjes të ekonomisë botërore do të mbetet e ulët
Washington, 8 prill - Kriza monetare ndërkombëtare do të vazhdojë të ndikojë mbi rritjen potenciale të ekonomive të zhvilluara dhe të ekonomive të reja edhe në disa vitet e ardhshme, prandaj ngritja e prodhimit potencial duhet të bëhet përparësi e politikave të vendeve të ndryshme.
Kështu theksohet në \"Raportin e parashikimit të ekonomisë botërore\" të publikuar të martën nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN).
Në raport thuhet se kriza monetare ndërkombëtare e vitit 2008 ka ulur prodhimin potencial si në ekonomitë e zhvilluara, ashtu edhe në ekonomitë e reja dhe, si pasojë, përqindja e rritjes në këto vende është ulur.
Para krizës, përqindja e rritjes potenciale në ekonomitë e zhvilluara ishte e ulët për shkak të plakjes së popullsisë dhe uljes së rolit të risive teknologjike, ndërsa gjatë viteve 2008-2014, niveli i kësaj rritjeje ra në 1.3 %.
\"Si në ekonomitë e zhvilluara, ashtu edhe në ekonomitë e reja, ulja e përqindjes së rritjes potenciale ekonomike do ta bëjë më të vështirë qëndrueshmërinë financiare,\" vihet në dukje në raportin e FMN-së.
Raporti sugjeron gjithashtu që ekonomitë e zhvilluara duhet të marrin masa për nxitjen e rritjes së kërkesës, kurse ekonomitë e reja duhet ta kapërcejnë vështirësitë nëpërmjet shtimit të shpenzimeve në infrastrukturë.