07 Nëntor 2024

FMN përmirëson në 3.9% parashikimin e rritjes ekonomike globale

Washington, 23 janar - Pas vitit 2018, ekonomia globale do të hyjë në periudhën e rritjes së shpejtë, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin 'Perspektivës Ekonomike Botërore' të prezantuar në Davos të Zvicrës.

FMN-ja ka përmirësuar në 3.9% perspektivën e rritjes globale në vitin 2018 dhe në vitin 2019, duke e rritur 0.2%. Sipas raportit, rritja ekonomike e Kinës do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme prej afro 6.5%. Kjo është hera e parë që FMN-ja publikoi raportin e autorizuar "Perspektiva Ekonomike Botërore".

Sipas parashikimeve të këtij raporti, rritja ekonomike e vendeve të zhvilluara në vitin 2018 dhe vitin 2019 do t'i kalojë 2%. Rritja ekonomike e ShBA-së mund të arrijë në 2.7% në vitin 2018 dhe 2.5% në vitin 2019. Sipas raportit, rritja ekonomike e ShBA-së mund të vazhdojë deri në vitin 2020.

Në dy vitet e ardhme, vendet në zhvillim të Azisë mund të arrijnë një rritje ekonomike prej afro 6.5%, që është e barabartë me atë të vitit 2017. Ekonomia e Kinës do të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe do të mbetet forca kryesore e rritjes ekonomike globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)