FMN përgatitet për zgjedhjen e presidentit të ri
New York, 21 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po përgatitet për zgjedhjen e presidentit të ri, përmes një procesi zgjedhjeje publik dhe të hapur.
Ky veprim u lajmëruar nga numri dy i institucionit, John Lipsky, pas dorëheqjes së ish-presidentit Dominique Strauss-Kahn. Zoti Kahan, akuzohet për ngacmim seksual në SHBA.
Komisioni i BE-së deklaroi se, vendet anëtare po diskutojnë mbi kandidatët e mundshëm për postin e presidentit të ri të FMN-së.
Edhe Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Zhou Xiaochuan, theksoi se strukturat e autoriteteve administrative financiare ndërkombëtare, duhet të pasqyrojë ndryshimin e strukturës ekonomike botërore dhe përfaqësimin e ekonomive në zhvillim.
Gjithashtu, Guvernatori i Bankës Qendrore të Brazilit, Alexandre Tombini, u shpreh se zgjedhja e presidentit të ri të FMN-së, nuk duhet të ndjekë traditën e "parimeve gjeopolitike".