08 Nëntor 2024

FMN partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 23 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në shënimin e suksesit të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për kalimin e Kosovës në fazën e dytë dhe të tretë në kuadër të programit të FMN-së.

Kryeministri Mustafa u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punoj edhe më tutje që të realizohet e gjithë marrëveshja.

“Stabilitetin makroekonomik, stabilitetin buxhetor, edhe stabilitetin kreditor e kemi arritur në bazë të përkrahjes tuaj, veçmas të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha kryeministri, duke falënderuar për ndihmën në këtë proces, Ambasadën Amerikane dhe ambasadorin Delawie, por edhe USAID-in.

Kryeministri siguroi të pranishmit se edhe detyrimet e mbetura do të përfundohen në partneritet dhe me kohë.

“Unë dëshiroj këtu të shpreh edhe kënaqësinë time për një punë të mirë që e ka bërë Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos në dialogun me veteranët, por edhe Parlamentin për vendimet që i ka marrë. Unë ju siguroj që edhe detyrimet tona që kanë mbetur për të ardhmen, për adoptimin e ligjeve të reja, që edhe atë do ta bëjmë”, tha kryeministri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)