23 Dhjetor 2024

FMN parashikon rritjen e ekonomisë globale në 5,9 për qind për vitin 2021

Washington, 13 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishqyrtuar parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në 5,9 për qind për vitin 2020, me një rënie prej 0.1 pikë përqindje.

Në raportin 'Perspektiva Ekonomike Botërore', FMN tha se parashikimi për vitin 2022 mbeti i qëndrueshëm në 4,9 për qind në krahasim me azhurnimin e mëparshëm të lëshuar në muajin korrik.

Duke përmendur mungesat më të mëdha se sa pritej nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), FMN-ja tha se, "Rreziqet për perspektivat ekonomike janë rritur dhe kompromiset e politikave janë bërë më komplekse".

Ai theksoi se perspektiva ekonomike për grupin e vendeve në zhvillim me të ardhura të ulëta është dobësuar ndjeshëm për shkak të "përkeqësimit të dinamikës së pandemisë" derisa ndërprerjet e furnizimit krijojnë perspektiva më të vështira afatshkurtra për grupin e ekonomisë së përparuar.

Ekonomitë e përparuara parashikohet të rriten 5,2 për qind këtë vit, respektivisht të rishqyrtuar me një rënie për 0.4 pikë përqindje nga raporti i mëparshëm.

FMN-ja pret që rritja globale të zbutet në rreth 3,3 për qind në një periudhë afatmesme apo pas vitit 2022.

Prodhimi i avancuar i ekonomisë parashikohet të tejkalojë parashikimet afatmesme para-pandemike pasi një mbështetje e mundshme e politikave në SHBA mund të rrisë potencialin.

"Në të kundërtën, humbje të vazhdueshme të prodhimit parashikohen për të tregun në zhvillim dhe grupin e ekonomisë në zhvillim për shkak të shpërndarjes më të ngadalshme të vaksinave dhe në përgjithësi për shkak të mbështetjes më të vogël politike në krahasim me ekonomitë e përparuara", theksoi raporti i FMN-së.

Për rritjen e inflacionit për shkak të mospërputhjeve të kërkesës dhe ofertës me çmimet e larta të mallrave, FMN-ja tha se presionet e çmimeve pritet të ulen vitin e ardhshëm.

FMN për vitin 2021 ngriti parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë në 9 për qind nga 5,8 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikimi i organizatës globale për këtë vend mbetet i njëjtë, respektivisht 3,3 për qind.

Për ekonominë e SHBA-së, FMN-ja pret që norma e rritjes të rritet me 1 pikë përqindje në 6 për qind për vitin 2021. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, i Kinës, pritet të rritet me 8 për qind këtë vit apo me 0.1 pikë përqindje.

Parashikimi i rritjes së fondit për 'euro zonën' në raportin e fundit është 5 për qind për vitin 2021, ndërsa në raportin e muajit korrik ishte 5,4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)