20 Nëntor 2024

FMN parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind

Washington, 10 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson së ekonomia globale po rritet më ngadalë se sa pritej, dhe ka shkurtuar projektimet për gjendjen ekonomike të këtij viti dhe atij të ardhshmit.

Agjencia e bazuar në Washington theksoi që tani parashikon rritje globale prej 3,1 përqind këtë vit dhe 3,8 përqind për 2014-ën.

Të dyja këto shifra janë ulur 2 të 10-at e 1 përqindi nga parashikimet e FMN-së në prill.

Në raportin e tyre tremujorësh, FMN-ja tha që parashikimet e rëna janë shkak i zhgënjimeve të situatës ekonomike në vende si Kina dhe Brazili, reçesionit të thellë në eurozonë, dhe zhvillimit më të ngadaltë nga ç’pritej në SHBA.

Ndërsa për Japoninë FMN-ja tha që rritja ekonomike ka qenë me e fuqishme nga sa parashikohej.

FMN-ja tha që situata ekonomike pritet të përmirësohet, por vetëm gradualisht. Ajo shtoi që paqëndrueshmëria e tregut financiar ka prekur më shumë tregjet në zhvillim, me norma interesi të larta dhe valuta të zhvlerësuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)