FMN parashikon ngadalësim të rritjes së ekonomisë amerikane
Washington, 27 korrik - Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka regjistruar, gjatë tremujorit të dytë, një ngadalësim më të fortë të aktivitetit, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuar të premten.
\"Parashikohet një ngadalësim më i fortë i aktivitetit ekonomik gjatë tremujorit të dytë\", theksonte raporti i FMN-së mbi situatën ekonomike të SHBA-së.
Vlerësimi i parë zyrtar për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e dytë pritet të publikohet ditën e mërkurë nga Departamenti amerikan i Tregtisë.