05 Nëntor 2024

FMN parashikon ngadalësim të ekonomisë botërore në vitin 2019

Washington, 22 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia botërore do të jetë më e ngadaltë këtë vit, duke përmendur si arsye për këtë mosmarrëveshjet tregtare dhe ndikimin e rritjes së normave të interesit në ShBA.

FMN-ja e ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale në vitin 2019 në 3. 5 %, nga 3.7 % që kishte parashikuar në tetor dhe që ishte rritja në vitin 2018.

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së Christine Lagarde shprehu shqetësimet e saj rreth rreziqeve në rritje.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Lagarde u kërkoi politikëbërësve të trajtojnë dobësitë ekonomike, veçanërisht duke ulur borxhet e larta qeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)