FMN parashikon 3,1 për qind rritjen e ekonomis boterore ne 2016
Washington, 6 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se parashikimet ekonomike botërore me një rritje prej 3,1 për qind këtë vit si dhe 3,4 për qind për vitin 2017, të dy të pandryshuar nga parashikimi i mëparshme, në korrik.
Ndryshimi më i madh në Parashikimin Ekonomik Botëror (PEB) ishte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku FMN-ja ka ulur parashikimin e saj të rritjes të 2016 me 0,6 për qind në 1,6 për qind, pas një zhgënjimi për investimet e dobëta në biznes.
Nga ana tjetër, projeksioni për Japoninë u rrit falë stimulit fiskal dhe monetar, por perspektivat e rritjes së vendit mbeten të vakëta.
FMN-ja rriti parashikimin e saj të 2016-ës nga 0,3 për qind në 0,5 për qind dhe për vitin e ardhshëm nga 0,1 për qind në 0,6 për qind.
FMN-ja parashikoi që rritja e eurozonës të qëndrojë rreth 1,6 për qind për 2016-2017, parashikimi për Gjermaninë është përmirësuar që nga korriku ndërsa pritshmëritë janë zbehur për Francën dhe Italinë.