29 Prill 2024

FMN, parashikim katastrofik për Shqipërinë

Tiranë, 19 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi parashikimin e ri për ekonominë botërore ku shprehu opinionin se shqiptarët duhet të përgatiten për një periudhë të vështirë shumëvjeçare me rritje ekonomike shumë të ngadaltë dhe absolutisht më të ulët se sa ajo e fqinjëve tanë.

Sipas FMN, rritja ekonomike për këtë vit për Shqipërinë parashikohet në masën 0.5 për qind ndërsa për vitin 2013 do të kemi rritje prej vetëm 1.7 për qind.

Ndryshe nga parashikimet e mëparshme, kur potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në masën 4-5 për qind, parashikimi i fundit thotë se deri në vitin 2017, Shqipëria do të rritet me mesatarisht vetëm 2.5 për qind.

Kjo normë rritjeje është e pamjaftueshme për të siguruar standarde më të larta jetese për shqiptarët, por më problematikja është se potenciali i ekonomisë shqiptare vlerësohet sot nga FMN më i ulët se sa shumë vende fqinje. Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që vlerësohen me më shumë potencial se sa Shqipëria.

Rritja prej 0.5 për qind e parashikuar për këtë vit është nga më të ulëtat për rajonin tonë. Ndryshe nga INSTAT, e cila vlerësoi se në vitin 2011 Shqipëria pati rritje ekonomike prej 3.1 për qind, FMN vlerëson se rritja reale ka qenë vetëm 2 për qind.

Kjo është hera e parë që FMN bën një parashikim kaq të zymtë për vendin tonë. Potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në 7 për qind para vitit 2002, kur vendi u përfshi nga kriza energjetike. Potenciali u reduktua në 6 për qind pas krizës së parë energjetike dhe në 4 për qind pas krizës së vitit 2008.

Mungesa e reformave strukturore në ekonominë shqiptare si dhe dështimi në zgjidhjen e problemeve në mirëfunksionimin e institucioneve, janë disa nga arsyet që kanë sjellë uljen e besimit të ekspertëve të FMN-së në të ardhmen e vendit tonë. 18 Prill 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)