20 Nëntor 2024

FMN parasheh thellim të krizës në Qipro

Nikozia, 17 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se Qiproja edhe më tej rrezikon rënien ekonomike, edhe pas pakos së ndihmës multi-miliardë dollarëshe, që e mori me qëllim që të shmangë falimentimin.

Një raport i ri i FMN-së parasheh recesion të thellë në Qipro në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm dhe tha se rreziku i rënies do të bëhet edhe më i egër për shkak të kushteve të imponuara si pjesë e pakos së shpëtimit në vlerë prej 13 miliardë dollarësh.

Qiproja është shteti i katërt i Eurozonës që ka marrë pako shpëtuese nga FMN-ja me qëllim që të shmangë krizën e borxheve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)