FMN parasheh rritje prej tre për qind për Maqedoninë
Shkup, 13 prill - Rritje prej tre për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të Maqedonisë për vitin 2011, ndërsa 3.7 për qind për vitin 2012, parasheh Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas projektimit të muajit prill të FMN-së për Lëvizjen e ekonomisë botërore, inflacioni në Maqedoni sivjet do të jetë 5.2 për qind, ndërsa deficiti i llogarisë rrjedhëse do të jetë -4.2 për qind.
Për vitin 2012, FMN-ja parasheh rënie të inflacionit prej 3.2 për qind dhe ai do të jetë dy për qind.
Sipas publikimit, Eurozona në vitin 2011 do të realizojë rritje prej 1.7 për qind dhe inflacion prej 2.5 për qind.
Shqipëria do të shënojë rritje prej 3.3 për qind, Serbia tre për qind, Kroacia 1.3 dhe Sllovenia do të shënojë rritje prej dy për qind.
Inflacion më të lartë në ballkan për sivjet sipas parashikimit do të ketë Serbia prej 9.9 për qind, ndërsa në Kosovë inflacioni do të jetë 8.2 për qind.