16 Janar 2025

FMN paralajmëron Shqipërinë për rrezikun e borxhit

Tiranë, 11 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë sërish apel vendeve që rrezikohen nga rritja e nivelit të borxhit. 

Në këto vende përfshihet edhe Shqipëria dhe apeli i është adresuar edhe vendit tonë nga Fondit Monetar Ndërkombëtar për nivelin e lartë të borxhit.

Sipas ekonomistëve të FMN-së, vendet që ka rritur detyrimet shtetërore rrezikojnë të përballen me ngadalësim të rritjes ekonomike dhe me recension.

Problemet e rritjes së borxhit që po i vuajnë tashmë shumë vende kanë mbledhur në një panel diskutimi ekspertët e Fondit Monetar dhe shoqërisë ekonomike amerikane në San Diego.

Pak muaj më parë, gjatë vizitës së tij në Tiranë, shefi i misionit të FMN-së Ilahi Naddem rekomandoi uljen e nivelit të borxhit, si kusht për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik

“Niveli i borxhit mbetet i lartë dhe përbën një risk. Sugjerimi ynë dhe këshilla jonë ka qenë që për vitin 2012 buxheti duhet të ruajë nivelin e borxhit në po atë nivel ku është edhe këtë vit”, deklaroi shefi i misionit të FMN-së Ilahi Naddem më datë 2.10.2012.

Ekonomistët arritën në përfundimin se rritja e borxhit është konstatuar në ekonomitë e zhvilluara që prej krizës financiare dhe tashmë ka arritur nivele rekord të paparashikuara. Këto nivele të larta të borxhit përbëjnë një rrezik të madh për rritjen ekonomike.

FMN sugjeron qeveritë e këtyre vendeve që të marrin masa për të ulur papunësinë dhe nxitur rritjen ekonomike. Pjesë e ndërhyrjeve sipas ekonomistëve mund të jenë edhe ndryshimet fiskale.

Apel për uljen e borxhit ka bërë edhe Banka Botërore. Sipas raportit të fundit të saj, Shqipëria duhet ta ulë borxhin minimumi në 40 %, që konsiderohet nivel normal. Por, duket se qeveria do të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo që sugjerohet nga ekspertët ndërkombëtare.

Në fund të 2012-ës, borxhi i vendit arriti në rreth 61 %, ndërsa sipas variantit më të mirë të mundshëm, ky tregues në fund të këtij viti do të prekë 62.6 %, sic është edhe deklaruar zyrtarisht.

Por, duke pasur parasysh vitin zgjedhor dhe garancitë që qeveria duhet të japë për KESH-in borxhi pritet të kapërceje në nivele të paparashikuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)