07 Nëntor 2024

FMN paralajmëron rreziqet në ekonominë kineze

Pekin, 10 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se Kina nuk është e imunizuar nga rreziku financiar, pavarësisht rritjes ekonomike.

Kjo pasoi përmirësimin e parashikimit nga FMN-ja për rritjen ekonomike të Kinës në vitin 2017 në 6.6 për qind.

Shefi i misionit të FMN-së në Kinë, Alfred Schipke, tha se ka dobësi në periudhën afatmesme, pavarësisht paraqitjes pozitive në gjendjen afatshkurtër.

\"Ekonomia kineze është projektuar për të qenë shumë e fortë në periudhën afatshkurtër. Pjesërisht, ky është rezultat i disa stimujve të mëparshëm. Pra, në periudhën afatshkurtër, jemi optimistë ndaj rritjes së ekonomisë kineze, por ka rreziqe në të ardhmen. Mbështetja që mori ekonomia çoi në një rritje më të shpejtë të kreditimit dhe i dha nxitje sistemit. Megjithatë problemet duhet të trajtohen në periudhën afatmesme.\"

Schipke theksoi se u mirëprit forcimi i rregullave financiare dhe masat në sektorin e pasurive të paluajtshme nga autoritetet kineze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)