FMN paralajmëron për rritjen e mëtejshme të borxheve
Astana, 25 maj - Zëvendëspresidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Zhu Min, deklaroi gjatë Forumit të pestë Ekonomik të Astanës në Kazakistan se para vitit 2016, borxhi i vendeve të zhvilluara do të shkojë 1.16 herë më shumë nga niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtyre shteteve.
Zhu vuri në dukje gjithashtu se në vitet e ardhshme, problemet e borxhit individual dhe të bankave do të vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë botërore.
Sipas tij, deri tani ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për këto probleme.