23 Dhjetor 2024

FMN paralajmëron: Lufta do ketë ndikim të rëndë në ekonomi

New York, 5 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një paralajmërim të fortë për ekonominë botërore, ndërsa se lufta do ketë një ndikim të rëndë.

FMN njoftoi se pritet të miratohet një fond urgjent ndihme prej  1.4 miliardë dollarësh për të “zbutur” këtë ndikim.  

FMN gjithashtu tha se ishte në bisedime për opsionet e financimit me autoritetet në Moldavinë fqinje, raporton Reuters.

Huadhënësi global tha në një deklaratë se lufta në Ukrainë tashmë po rrit çmimet e energjisë dhe grurit në mes të një krize në rritje të refugjatëve dhe sanksioneve të paprecedentë ndaj Rusisë.

“Ndërsa situata mbetet shumë rrjedhëse dhe perspektiva është subjekt i pasigurisë së jashtëzakonshme, pasojat ekonomike janë tashmë shumë serioze”, tha FMN në një deklaratë.

“Lufta e vazhdueshme dhe sanksionet e lidhura me to do të kenë gjithashtu një ndikim të rëndë në ekonominë globale,”  duke paralajmëruar se kriza po ndikonte në inflacion dhe aktivitetin ekonomik kur presionet ishin tashmë të larta.

FMN tha se goditjet e çmimeve do të ndjeheshin në të gjithë botën dhe se autoritetet duhet të ofrojnë mbështetje financiare për familjet e varfra. Sipas FMN  dëmi ekonomik do të rritet nëse lufta vazhdon të përshkallëzohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)