FMN paralajmëron Egjiptin për rrezikun e 4,8 miliardë dollarëve
Kajro, 28 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) theksoi se një ndryshim i madh në politikën ekonomike në Egjipt mund të rrezikonte një marrëveshje për planin e ndihmës në vend prej 4,8 miliardë dollarësh.
"Shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje nga këshilli administrativ i FMN-së kërkon që të mos ketë asnjë ndryshim të madh në perspektivat ekonomike dhe politike të parashikuara në Egjipt, ku presidenti Morsi do të marrë pushtetet e plota'', theksoi FMN në një komunikatë.