FMN: Papunësia shkurton jetën për një vit e gjysmë
Oslo, 14 shtator - Njeriu, që ka humbur punën gjatë krizës financiare, ka zvogëluar gjatësinë e jetës së vet, në mesatare për një vit e gjysmë.
Ky është një nga konstatimet nga raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Pasojat sociale nga papunësia mbi shëndetin janë të mëdha, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtros Kan, gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, që u mbajt në Oslo.
Ai nënvizoi se çmimi i papunësisë është shumë i lartë, por realiteti është se nëse e humbni punën gjendja juaj shëndetësore është në rrezik dhe rritet besueshmëria se do të vdisni më të rinjë.