FMN: Papunësia dhe rritja e çmimeve mund të sjellin luftë
Washington, 2 shkurt - Papunësia dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve do të vazhdojnë të shkaktojnë trazira, por mund të shndërrohen edhe në pretekse për konflikte të vërteta ushtarake në të ardhmen e afërt.
Ky ishte përfundimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa çmimet e ushqimeve pësojnë rritje, vendet do të priren gjithmonë e më shumë nga politikat proteksioniste ndaj ekonomisë, politika që mund të çojnë në lindjen e luftrave mes shteteve.
Papunësia dhe kostoja e jetësës kanë qenë arsyet kryesore që kanë shkaktuar revoltat masive në Tunizi dhe Egjipt.
Tensionet midis vendeve do të rriten, së bashku me presionet proteksioniste, në tregti dhe financa, deklaroi Dominique Strauss-Kahn, presidentin i FMN-së, gjatë një fjalimi në Singapor.