FMN: Pa ndihmën e Evropës kriza në Greqi nuk përfundon
Athinë, 19 janar - Që Greqia të ketë mundësi të vë nën kontroll krizën e saj të borxheve deri në vitrin 2016, duhet të ndihmohet vazhdimisht nga partnerët evropian, thuhet në një njoftim të FMN-s.
Kjo është në kohën kur 265 deputete të Parlamentit 300 vendesh në Greqi kane votuar pro vendimit për çuarjen e ish-ministrit të Financave, Jorgos Papakonstandinou para një komisioni hetimor parlamentar per sa i perket skandalit te fshehjes se llogarive bankare të evazorëve fiskalë te listes se shumeperfolur Legarde.
Papakonstandinou dyshohet se ka hequr nga skedari me të dhëna të depozituesve grekë në banken zviceriane HSBC qe i eshte dhene organeve greke ne vitin 2010 nga ish ministrja franceze e Financave Christin Legarde, emrat e tre te afermve te tij.
Keshtu ai do tu pergjigjet pyetjeve te nje komisioni prej 15 deputetesh qe deri ne 25 shkurt do te jape me pas konkluzionet e tij ne se ceshtja mund te shkoje per ndjekje penale.
Ky votim përsëri tregon seriozitetin me te cilin ne u jemi perkushtuar ketyre veprimeve, ligjeve që ne jemi duke kaluar dhe ligjet e ardhshme që do të aprovojme në qershor, një ligj të madh për reformën e taksave, tha Antonis Samaras, Kryeministër i Greqisë.