08 Nëntor 2024

FMN ofron mbështetje te mëtutjeshme për ATK-në

Prishtinë, 21 mars - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri është takuar  me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë,  Enrico Aav.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017.

FMN, ka ofruar mbështetje për ATK ne shume fusha, përfshi organizimin struktural te ATK-se, ngritjen e përmbushjes vullnetare, menaxhimin e borxheve, menaxhimin e rrezikut, modernizimin e njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, Raporti TADAT – performanca institucionale në përgjithësi, hartimin e Planit Strategjik dhe Strategjisë së Përmbushjes, si dhe në temat lidhur me sektorin bankar.  

Drejtori Imeri, falënderoi kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë  Enrico Aav për mbështetjen e deritanishme të FMN-së, në procese të rëndësishme që ka pasur Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme në fushat potenciale ku ATK ka nevojë për ekspertizë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)