FMN nxit BQE-në të marrë masa lehtësuese monetare
Frankfurt, 4 gusht - Banka Qendrore Evropiane (BQE) nuk shpalli masa të reja nxitëse pas mbledhjes së vet mujore për politikën monetare të zhvilluar më 2 gusht.
Por guvernatori i kësaj banke Mario Draghi u shpreh se është e mundshme që BQE-ja të kryejë veprime të tregut të hapur në përmasa të mjaftueshme për realizimin e synimeve të përcaktuara në politikat e tanishme.
Ai bëri të ditur gjithashtu se BQE-ja do të shqyrtojë mundësinë e marrjes së masave të pazakonta monetare në bazë të gjendjes konkrete.
Zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu në një deklaratë mirëpritjen për këto masa të BQE-së.
"Vetëm me masa monetare nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet e Eurozonës. Por një lehtësim i mëtejshëm i politikës monetare do të jetë në të mirë të pakësimit të trysnisë për zbatimin e politikave të tjera përkatëse," theksohet në deklaratën e FMN-së.
Veprimet e tregut të hapur përfshijnë rifinancimet afatshkurtra dhe afatgjata, si dhe blerjen e bonove shtetërore.