FMN: Një rritje e moderuar po prek Evropën
Bruksel, 11 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se një rimëkëmbje e moderuar po merr formë në Evropë.
Sipas FMN, kjo rritje ka prekur kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për Eurozonën GDP do të ketë një rritje prej 1% në vitin 2010, me një inflacion në nivelin 1.5%.
Në termat afatshkurtër rritja do të vazhdojë të përfitojë nga eksportet dhe nga masat e stimulimit fiskal. Gjithashtu, përmirësimi i besimit tek investitorët dhe konsumatorët mund të nxisë kërkesën e brendshme, ka deklaruar FMN.
Megjithatë, institucioni ndërkombëtar vlerëson më tej se me papunësinë që parashikohet të rritet dhe me vështirësitë në sektorin bankar, konsumi dhe investimet do të mbeten të tkurrura.