FMN, ngadalësimi i ekonomisë kineze kushti i domosdoshëm
Washington, 26 shtator - Shenjat e ngadalësimit të ekonomisë kineze janë një rregullim i domosdoshëm dhe kusht i vlefshëm për të realizuar rritjen e vazhdueshme dhe të ardhura të larta tha të enjten zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Gerry Rice.
Megjithëse rritja e ekonomisë ngadalësohet, në mbarë botën ekonomia kineze ka rritjen më të fortë, nënvizoi Rice.
FMN-ja theksoi në \"Raportin vjetor të ekzaminimit fizik\" mbi ekonominë kineze, se pret që rritja vjetore të variojë nga 6.5% deri 7% në vitin 2015 dhe më pas.
\"Fondi mendon se autoritetet kineze mund të pranojnë ngadalësimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike, si një proces i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve më të ndjeshme dhe zhvillimin e reformës strukturore.