18 Nëntor 2024

FMN në 26 gusht në Shqipëri

Prishtinë, 13 gusht - Sipas asaj që bëhet e ditur nga Ministria e Financave, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar Monetar do të mbërrijë në datën 26 gusht në Tiranë ku për rreth dy javë do të zhvillojë takime zyrtare mbi situatën ekonomike-financiare në Shqipëri.

Sipas burimeve të kësaj Ministrie, në qendër të takimeve me qeverinë do të merren në analizë zhvillimet e fundit makroekonomike, bilanci i pagesave, perspektiva e rritjes ekonomike, kushtet fiskale, struktura e borxhit dhe parashikimet, etj.

Gjithashtu pjesë e agjendës së takimeve të misionit pritet të jenë analiza e treguesve të derisotëm të buxhetit 2014 dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015 si pjesë e kontrollit financiar që parashikon gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)