19 Nëntor 2024

FMN: Në 2014 duhet të hapen më shumë vende pune

Uashington, 18 janar - Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard, deklaroi se përparësia e ekonomisë botërore në vitit 2014 duhet të jetë përshpejtimi i rritjes dhe krijimi i vendeve të reja të punës për më shumë njerëz.

Lagard shpalosi mendimet e saj në lidhje me perspektivën e ekonomisë botërore për 2014-n në fjalimin e rastin gjatë një takimi në Uashington.

Ajo paralajmëroi për mundësinë e realizimit të rrezikut të deflacionit në rast se shpejtësia e rritjes ekonomike mbetet nën potencialin aktual.

Shefja e FMN-së theksoi se prioriteti i politikave ekonomike në shkallë globale duhet të jetë hapja e më shumë vendeve të reja të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)