18 Nëntor 2024

FMN ndihmon Ukrainën me rreth 3 miliardë dollarë

Kiev, 10 shtator - Përfaqësuesi i FMN në Ukrainë deklaroi se ky fond ka vendosur që deri në fund të këtij viti t\'i japë Ukrainës një ndihmë financiare prej 2.7 miliardë dollarëve.

Zherom Vashe, tha se dhënia e kësaj kredie varet nga realizimi i reformave të qeverisë së Ukrainës.

Në fillim të muajit Maj Ukraina ka marrë 3.2 miliardë dollarë dhe në fillim të Shtatorit 1.39 miliardë dollarë nga kredia që ishte premtuar nga FMN.

Ky fond ka në plan që t\'i japë Ukrainës një kredi prej 17 miliardë dollarë me kusht që ky vend të zbatojë planin e kursimit drastik ekonomik.

Në kushtet që i janë imponuar Ukrainës janë reduktimi i shpenzimeve buxhetore, sistemi elastik i shkëmbimit monetar, rritja e tarifave doganore dhe reformimi i sistemit të pensioneve.

Që nga viti 2008 ky është plani i tretë i FMN për të përkrahur Ukrainën e cila aktualisht është e paaftë për të paguar borxhet.

Sipas BERZH ekonomia e Ukrainës gjatë vitit 2014 ka pësuar një rënie prej 7 % dhe rritja e kësaj ekonomie në vitin 2015 do të jetë 0.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)