07 Nëntor 2024

FMN ndihmon ATK-në në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

Prishtinë 1 dhjetor - Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertet e angazhuar, pjesë të misionit të FMN-së, të cilët gjatë pjesës së dytë të muajit Nëntor 2017 kanë ofruar asistencën e nevojshme teknike për analizën e të dhënave në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore.

Drejtori Imeri, falënderoj ekspertet e këtij misioni për mbështetjen e dhënë në fushën e menaxhimit të rrezikut, si fushë tejet e ndieshme në ATK, për të cilën asistenca e FMN-së për gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë frytdhënëse.

Objektivi specifik i kësaj vizite ishte që të ofrojë asistencë teknike në zhvillimin e kapaciteteve profesionale për përdorimin e analizës së të dhënave për forcimin e praktikave të menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes në ATK.

Kjo vizitë është zhvilluar krahas misionit të fundit të FMN-së në ATK, me fokus të veçantë në raportimin mbi përmbushjen tatimore dhe planifikimin e punës së Divizionit për Menaxhimin e Rrezikut.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencës Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)