FMN ndërpret bisedimet me Greqinë
Lajmi u bë i ditur të enjten nga zëdhënësi i kësaj organizate Geri Rajs, sipas të cilit grupi i punës i FMN-së është kthyer në Washington.
Në konferencën e shtypit, Rajs pohoi se meqë diskutimet për reformat tatimore dhe të pensionit si dhe dhënien e fondit të ndihmës dështuan, të dyja palët nuk arritën unanimitet. Sipas Rajs FMN-ja është e gatshme për rifillimin e bisedimeve, por tani nuk ka afat të përcaktuar.
Mësohet se presidentja e FMN-së Christine Lagarde do të vizitojë Europën javën tjetër dhe problemi i Greqisë mund të jetë një ndër temat më të rëndësishme të kësaj vizite.