17 Nëntor 2024

FMN ndan 17.5 miliardë dollarë për reformat ekonomike në Ukrainë

Kiev, 13 shkurt - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rënë dakord t\'i japë Ukrainës një hua prej 17.5 miliardë dollarësh amerikanë për të ndihmuar mbështetjen e reformave ekonomike në vend.

Si pjesë e marrëveshjes, Kievi duhet të zbatojë një varg reformash strukturore në sektorin energjetik, financiar, bankar dhe administrativ.

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk shprehu shpresën se ndihma do t\'i mundësojë ekonomisë ukrainase të rritet vitin e ardhshëm.

\"Gjatë katër vjetëve të ardhshëm Ukraina do të kryejë ato reforma që janë të nevojshme për stabilizimin ekonomik dhe financiar të vendit. Dua të theksoj që ky program reformash nuk është për FMN-në. Ky është program reformash për Ukrainën,\" vuri në dukje Yatseniuk.

Njëkohësisht, Banka Botërore ka njoftuar gjithashtu se do të caktojë 2 miliardë dollarë amerikanë si kredi për Ukrainën sivjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)