06 Nëntor 2024

FMN mirëpret performancën e mirë ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt - Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka mirëpritur përformancën e mirë ekonomike të Kosovës dhe reformat që janë ndërmarrë, si  dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë edhe më shumë reformat strukturore.

Këto komente kanë dalë nga përmbyllja e suksesshme e Mbledhjes së Bordit  të FMN-së për Kosovë ku është  diskutuar rreth raportit të stafit të FMN-së “Konsultimet e Artikullit IV me Kosovën”.

Po ashtu, pas vlerësimit të performancës, anëtarët e Bordit e kanë aprovuar edhe kalimin e Kosovës nga Artikulli XIV në Artikullin VIII. 

Sa i përket politikave fiskale, Bordi u pajtua   se politikat fiskale mbeten adekuate dhe se rregulla fiskale siguron ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale në vend.

Duke u ndërlidhur me sektorin financiar, Bordi vuri në pah progresin e madh të arritur në sektorin financiar dhe e përshëndetën implementimin e rekomandimeve të Programit të Vlerësimit të Stabilitetit Financiar që është realizuar në vitin 2012.

Bordi vlerësoi pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar të Kosovës, ku theks i veçantë u vu mbi rritjen e kreditimit, përmirësimin e kornizës së mbikëqyrjes dhe rregullimit të sektorit financar.

Një vlerësim i përgjithshëm pozitiv u theksua edhe për përmirësimet e viteve të fundit në raportin e Bankës Botërore “Doing Business”, në të cilin Kosova ka avancuar në shumë fusha të rëndësishme për përmirësimin e ambientit afarist, përfshirë edhe qasjen në financa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)