16 Nëntor 2024

FMN miraton shtyrjen e këstit të Greqisë

New York, 31 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një njoftim të tij ka thënë se në kushtet aktuale financiare dhe ekonomike të Greqisë, shtyrja e këstit të radhës së borxhit të këtij vendi është veprim i pashmangshëm.

Kristine Lagarde, kryetare e FMN ka thënë se kreditorët e huaj nuk kanë rrugë tjetër veçse të shtyjnë vendimin për këstin e radhës së borxhit që Greqia duhet të paguajë.

Lagarde ka thënë se Trojka nuk ka rrugë tjetër veçse të rishikojë strukturën e pagimit të borxhit dhe shtyrjen e afatit të këstit të radhës për Greqinë.

Kërkesa e FMN për të shtyrë afatin e pagimit të këstit të radhës nga ana e Greqisë vjen në kohën kur qeveria gjermane si një prej garantuesve kryesorë të borxhit grek është kundër shtyrjes së afatit të pagimit të borxheve nga ana e Greqisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)