FMN miraton një kredi tjetër për Greqinë
Athinë, 18 dhjetor - Fondi Monetar Ndwrkombëtar (FMN) i miratoi Greqisë një kredi tjetër të menjëhershme në nivelin e 2,5 miliardë eurove.
Zëvendësdrejtori i FMN-së Murilo Portugal, tha në Uashington se Greqia e futur thellë në borxhe ka ndërmarrë korrektura impresionuese në financat e saj publike.
Ajo është në rrugë të mirë që të përmbushë kushtet e përcaktuara me programin shpëtimtar në maj të këtij viti.