08 Nëntor 2024

FMN miraton huanë prej 620 milionë dollarë për Bosnjën

Sarajevë, 8 shtator - Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka miratuar huanë prej 620 milionë dollarë për Bosnjën për tre vjetët e ardhshme, me qëllim që të mbështesë axhendën ekonomike të këtij vendi.

FMN ka thënë se 88.7 milionë dollarë do të jepen menjëherë, ndërkaq pjesa e tjetër do të jepet në formë të kësteve, që janë të lidhura me përparimet që bëhen në reforma.

Ky program i FMN-së zëvendëson atë paraprak që ishte në vlerë prej 720 milionë dollarësh por që skadoi qershorin e vitit të kaluar.

Dy rajonet autonome të Bosnjes kanë deficit buxhetor në total prej 573 milionë dollarësh prandaj FMN duhet të ju sigurojë ndihmë financiare.

FMN kërkon nga Bosnja reforma strukturore ekonomike, përshirë këtu përmirësimin e ambientit të biznest, privatizimin e kompanive publike, shkurtimin e taksave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)