FMN miraton fondin e ndihmës 18.4 milionë dollarë për Malin
Washington, 30 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi të hënën se bordi i drejtuesve ka miratuar fondin prej 18.4 milionë dollarësh për Malin, për të ndihmuar stabilitetin e rritjen e ekonomisë së Malit.
Zv. presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar Zhu Min deklaroi se nën kushtet e thatësisë në vitin 2011 dhe trazirave ushtarake, Mali gjendet në një periudhë të vështirë.
Ai theksoi se FMN-ja ka vendosur të ofrojë një fond ndihmës për Malin, me qëllim që ky vend të ketë mundësi të kryejë pagesat ndërkombëtare.
Numri dy i FMN-së u bëri thirrje palëve ndërkombëtare të ofrojnë më shumë mbështetje financiare për Malin, për rimëkëmbjen e ekonomisë në këtë vend.