18 Nëntor 2024

FMN miratoi një hua prej 330 milionë euro për Shqipërinë

Tiranë, 1 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi të premten një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë  eurosh, apo 457 milionë dollarë  për të mbështetur reformat e qeverisë.  Një shumë prej 26 milionë eurosh do të lëvrohet menjëherë.  

David Lipton, kryetari në detyrë i Bordit Ekzekutiv të FMN-së, tha se parashikimi ekonomik për Shqipërinë për vitin 2014 pritet të përmirësohet si rezultat i  pakësimit të planfikuar të rreziqeve fiskale, shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe fillimit të reformave strukturore.

Megjithatë, sipas zyrtarit të FMN-së,  rreziqet janë të larta dhe nevojat për rifinancimin e borxhit të mëdha.

Kjo marrëveshje, sipas Lipton, do ta ndihmojë Shqipërinë të plotësojë detyrimet e saj të jashtme financiare, duke ofruar nga ana tjetër, mbështetjen e nevojshme për të forcuar politikat e brendshme fiskale.

Sipas zyrtarit të lartë të FMN-së, ristrukturimi finannciar duhet të synojë uljen e borxhit publik nën 60 për qind të PPB.

Sipas FMN-së, arritja e këtij objektivi kërkon marrjen e masave të forta në politikën e taksave dhe atë të shpenzimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)