FMN miratoi dy këste kredie për Shqipërinë
Tiranë, 11 nëntor - Në Tiranë, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Përfaqësues të FMN-së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para.
Sfidë kryesore mbetet, sipas tyre, kreditimi më i madh, rritja e investimeve dhe forcimi i sistemit fiskal.
FMN dhe Shqipëria miratuan sot së bashku rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërsa në janar pritet të lëshohen këstet e radhës të marrëveshjes financare, pas aprovimit zyrtar nga bordi drejtues i Fondit.
Pas një misioni dyjavor në Tiranë, përfaqësuesja e FMN Anita Tuludhar deklaroi se Shqipëria është tashmë mbi një bazë të sigurtë për ndjekur reformat ekonomike dhe ka arritur të gjithë objektivat sipas planit të përbashkët të punës.
Kjo është një arritje me rëndësi për Shqipërinë në rrugën e përpjekjeve për të arritur qëndrueshmërinë fiskale njëkohësisht me reformat strukturore që po kryen qeveria tha zonja Tuludhar.
Sipas saj reformat strukturore kanë qenë shumë të forta dhe të nevojshme, si ajo në fushën e energjisë etj., tani ato do të sjellin një rritje më të fortë në periudhën afatmesme.
Rimëkëmbja ekonomike pritet të vazhdojë këtë vit me 2.5 - 2.7 për qind ndërsa vitin tjetër 3 - 3.5 për qind. Inflacioni pritet të mbetet i ulët, sepse ekonomia po zhvillohet nën potencial.
Reformat po sjellin konsolidim fiskal. përmbushja e detyrimeve tatimore duhet të vazhdojë nga subjektet.
Vitin e ardhshëm, sipas saj, do të rritet kreditimi; banka duhet të zgjidhin çështjen e kreditimeve të vonuara dhe të shtojnë kreditë e reja; Sektori bankar mbetet likuid dhe e përballoi krizën greke
Ndërsa ministri i financave Shkëlqim Cani tha se rritja rreth 2.7 për qind e ekonomisë erdhi prej paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm.
Ai tha se eurobondin e emetuar me sukses nga Shqipëria, në vlera gati dyfish nga shuma e parashikuar, të cilat do të ndihmojnë shlyerjen e borxheve dhe kreditim më të madh.
Ministri Cani tha se buxheti i vitit 2016 nuk rrit taksat, madje mund të ulë taksat në disa sektorë jetikë si bujqësia.
Parashikimet u ulën, sipas tij, sepse u ulën edhe shumë çmime të paparashikuara në bursat botërore si nafta, kromi, bakri, ndërsa dhanë efekt të përkohshëm edhe ristrukturimi i ekonomisë.
Reforma kundër informalitetit vendosi mbi baza ligjore, siguroi konkurrencën e ndershme.
Bilanci i shkëmbimeve tregtare është përmirësuar dhe pati rritje e prodhimit të brendshëm dhe të turizmit.
Sistemi bankar i vendit mbetet i qëndrueshëm, me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Zhvillimet ekonomike në Greqi, sipas tij, nuk lanë pasoja në treguesit e shëndetit financiar.
Zyrtarët pohuan se ekonomia mbetet nën potencialin e saj, ritmet e rritjes janë ende të pamjaftueshme, ndërsa pasiguria ka tkurrur konsumin dhe kreditimin.