FMN mbështet zhvillimin e sektorit privat në Kosovë
Prishtinë, 6 dhjetor - Një delegacion I AKB ës I kryesuar nga Kryetari Agim Shahini sot u takuan me znj. Stephanie Eble, shefe e Misionit të FMN-se për Kosovën, dhe zyrtare të tjerë të misionit të FMN-së për konsultimet lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe ambientin biznesor në Kosovë.
Shahini i informoi zyrtaret e FMN-se për ambientin biznesor në Kosovë si dhe ecurinë e zhvillimit të sektorit privat në periudhën 2000-2017, trendin e ndërmarrësisë si rrugëtim sfidues karshi konkurrencës të ashpër dhe të padrejtë, informaliteti si dukuri negative, politikat fiskale të pafavorshme për prodhuesit dhe përpunuesit vendor, tregun e punës në Kosovë si: punësimi, investimet e huaja, remitancat, paga mesatare, ajo minimale dhe shkathtësitë dhe aftësimet profesionale për të cilat tregu i punës në Kosovë ka kërkesa të shumta.
Ndër temat të cilat më së shumti u diskutuan janë: qëndrueshmëria ekonomike e vendit, politikat makroekonomike dhe trajtimi i bizneseve nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe fuqizimi i tyre duke ofruar politika kyçe ekonomike që janë më lehtë të zbatueshme dhe rrit fuqinë konkurruese të sektorit privat si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit
Për te gjitha këto AKB i dorëzoi nje dokument prej 40 faqeve që trajton të gjitha pengesat dhe sfidat e bizneseve në Kosovë.
znj. Stephanie Eble , dhe zyrtarë tjerë të Misionit të FMN-se për Kosovën falënderuan delegacionin e AKB-se për informacione të detajuara dhe shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha specifike të politikave ekonomike që Kosovën e bën vend më atraktiv për investime.