08 Nëntor 2024

FMN mbështet Qeverinë në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave

Prishtinë, 29 nëntor - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi  i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës,  ka pritur sot në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Asistencën Teknike për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në Fondin Monetar Ndërkombëtar Enriko Aav.

Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 09 dhjetor 2016, ku do të zhvilloj takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ATK-së dhe DK-së, si dhe me anëtarët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, koordinimin e ekspertizave ndërkombëtare, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.

Me këtë rast, Zëvendësministri Agim Krasniqi falënderoj përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për mbështetjen e deritanishme të FMN-së në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe institucionet tjera ndërkombëtare, është arritur një progres i madh në këtë proces, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.

Ndërsa, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të  vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)