05 Nëntor 2024

FMN mbështet ATK në modernizimin e procesit të kontrollit tatimor

Prishtinë, 20 shkurt - Është mbajtur takimi përmbyllës i ekspertit të Fondit Monetar Ndërkombëtar John Buchanan, i cili ka ofruar asistencë teknike dy javore në administratën tatimore për forcimin e programit të saj të kontrollit tatimor dhe proceseve.

Gjatë këtij misioni është diskutuar me menaxhmentin e lartë për të mbështetur më tej progresin, dhe për t’i adresuar pengesat për përparimin e vazhdueshëm në këtë fushë. Gjatë kësaj asistence teknike janë mbajtur dy punëtori me grupin punues që t’i iniciojë teknikat e përditësuara të kontrollit për industrinë e ndërtimit dhe për tatimin e mbajtur në burim.   Eksperti i FMN-së është shprehur mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me zyrtarët e ATK-së, dhe ofrimin e materialeve për fillimin e punës në modernizimin e procesit të kontrollit, dhe ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur ATK-në në këtë proces edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj vlerësoj lartë bashkëpunimin me FMN-në dhe njeherit kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdoj.

Rikujtojmë se FMN ka mbështetur që nga themelimi ATK-në në zhvillimin dhe implementimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të administratës tatimore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)