FMN: Maqedonia me rritje ekonomike me 3.8%
Shkup, 19 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar prognozon se sivjet Maqedonia do të arrijë një rritje ekonomike 3.8%, sa ishte ajo gjatë vitit të kaluar.
Me këtë prognozë Maqedonia renditet në vend të dytë në rajon pas Malit të Zi, për të cilin Fondi prognozon rritje prej 4.7%. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar sivjet në Kosovë mund të pritjet një rritje prej 3.3%, në Shqipëri 3%, në Bosnjë e Hercegovinë 2.5%.
Për Kroacinë, pas recesionit që vazhdoi 6 vjet, prognoza është 0.5%. Për Serbinë, e cila vitin e kaluar përjetoi përmbytje katastrofike pritjet janë minus 0.5%.